Mesfushori portugez i Manchester City, Bernardo Silva, pritet të largohet gjatë kësaj vere.
Raportohet se Juventus ka nisur kontaktet për transferimin e tij dhe ka ofruar një rol kyç në skuadër, por pengesë mbetet aspekti financiar.
Kërkesat e lojtarit janë më të larta se oferta aktuale e klubit italian, duke e bërë negociatën të vështirë për momentin.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Juventus po planifikon rinovimin e mesfushës, ndërsa City po shqyrton opsionet për zëvendësimin e portugezit, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në sezonet e fundit.






