Sulmuesi Alvaro Morata mund të provojë sërish fanellën e Juventusit. Sipas TodoFichajes, klubi torinez tani po shqyrton opsionin e rikthimit të 30-vjeçarit spanjoll në skuadër.
Juventusi zgjedh mes dy opsioneve: blerjen e Arkadiusz Milik nga Marseja për 7 milionë euro (tani polaku luan për “zonjën e vjetër” në formë huazimi) ose transferimi i Alvaro Moratas nga Atletico.
Morata vlerësohet nga ekspertët e portalit transfermarkt në 25 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me Atleticon është deri në fund të sezonit 2023/2024. Morata ka shënuar 12 gola në 37 ndeshje këtë sezon.