Juventus më shumë vështirësi ka triumfuar nda Sassuolos për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Bianconerët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Ishte sulmuesi Paulo Dybala që hapi serinë e golave pas vetëm tre minutave, më një super goditje.
Mirëpo, Sassuolo u përgjigj përmes Traore, që realizoi një eurogol në korner të portës, duke mos i dhënë asnjë shans Szczesnyt (24′).
Tutje, ndeshja ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që provonin të gjenin golin, por assesi nuk ia dilnin.
Ishte sulmuesi Dusan Vlahovic që shënoi në fundin e takimit për të kualifikuar Juventusin në gjysmëfinale, aty ku i pret Fiorentina./Lajmi.net/