Skuadra e Juventusit ia ka ofruar rinovimin e kontratës sulmuesit të krahut, Federico Chiesas, ka njoftuar të mërkurën “Tuttosport”.
Aktualisht, Chiesa ka kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin dhe pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, ndërkohë me rinovimin e saj, paga do t’i ngrihej në 7 milionë euro.
Atij i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2027, ndonëse interesim për transferimin e Chiesas kanë shprehur Liverpooli e Paris Saint-Germaini.
25-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2020 nga Fiorentina, ndërsa këtë edicion e ka 1 gol në 1 ndeshje të luajtur në Serie A.