15.6 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Juventus kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në krahun tjetër e pret Inter

- Advertisement -

Juventus kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me bardhezinjtë që mposhtën në shtëpi Lazion me rezultatin 1-0. Golin vendimtar për torinezët e realizoi mbrojtësi Gleison Bremer në minutën e 44-të së pjesës së parë ndërsa të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri i pret tashmë në raundin pasardhës Interi.

Do të jenë dy ndeshje që do të përcaktojnë një prej skuadrave finaliste teksa pas triumfit ndaj Lazio, Juventus bën që të harrohet sadopak edhe disfata e fundit në kampionat ndaj Monzas.

Aty situata për Juventusin është tejet e rënduar kjo edhe për shkak të penalizimit me 15 pikë teksa objektivat e bardhezinjve kanë ndryshuar dhe tashmë Kupa e Italisë merr një rëndësi të veçantë për sezonin e Zonjës së Vjetër.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit