Juventusi dhe Interi do ta kërkojnë sonte trofeun e çmueshëm të Kupës së Italisë.
Rivalët më të mëdhenj të futbollit italian do t’i matin forcat në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.
“Bianconeri” do ta kërkojnë sonte ngushëllimin në këtë garë pasi e patën një sezon dëshpërues në kampionat,
Juventusi i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë, ndërsa sonte do të mundohet ta kompletojë këtë seri me trofe.
Nga ana tjetër, “Nerazzurri” janë ende në garë për titull të kampionit, duke mbetur dy pikë prapa liderit, Milan, dy xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A.
Ndërkohë, Zikaltrit, të cilët e eliminuan pikërisht ekipin Kuqezi në Kupën e Italisë, synojnë ta fitojnë sonte finalen dhe ta rrëmbejnë së paku këtë trofe këtë edicion.
Interi nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë.
Ky ekip gjithashtu është i pamposhtur në 15 nga 16 ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë,
Interi i ka fituar dy përballjet e fundit me Juventusin, ndërsa “Bianconeri” e kishin eliminuar ekipin Zikaltër në gjysmëfinale të vitit të kaluar.
Bazuar në formën aktuale, Interi është favorit i lehtë në letër, edhe pse Juventusit, përkundër formës së lëkundur, nuk i dihet kurrë.
Juventusi është fitues aktual i Kupës së Italisë.