Skuadra e Juventus ka akoma shumë punë për të bërë.
‘Zonja e Vjetër’ ka lëshuar pikë qysh në xhiron e dytë të Serie A këtë edicion, duke luajtur baras pa gola ndaj Sampdoria.
Juventus arriti të gjente golin në minutën e 65’, por VAR anuloi gjithçka për një pozitë jashtë loje.
Deri në fund, ‘Biankoneri’ tentuan të thyenin mbrojtjen e Sampdoria edhe një herë, por nuk ia dolën dot.
Me këtë barazim, Juventus shkon në katër pikë në dy ndeshje, derisa Sampdoria merr pikën e parë të sezonit.