Ishin padyshim sfida spektakolare e disa prej tyre me rezultate goxha surprizuese.
Kanë përfunduar përballjet e mbrëmjes së kësaj të marte, të vlefshme për xhiron e tretë të fazës ligë të UEFA Champions League, me favoritët që nuk mund të thuhet se kanë zhgënjyer, duke arritur fitore të rëndësishme.
Anglezët e Aston Villa dhe Arsenal kanë fituar lehtësisht sfidat e tyre me rezultatet 2-0 e 1-0, me djemtë e Unai Emery, që triumfuan përballë italianëve të Bologna pas goalve të McGinn e Jhon Duran, ndërsa “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta u mjaftuan me autgolin e Riznyk ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
Fitore të rëndësishme arritën edhe Sporting Lisbon e Girona, me “Luanët” e Lisbonës që trifumuan ndaj Sturm Graz me shifrat 2-0 pas rrjetave të Santos e Gyokeres dhe po me të njëjtin rezultat dolën fitues edhe spanjollët në sfidën ndaj Slovan Bratislava, pas golave të Guiterrez e Juanpe.
“Kokëulër” doli Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, e cila mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të brazilianit Danilo, që u mund nga gjermanët e Stuttgart, 0-1, pas golit të El Bilal Toure.
Ndërkaq, fitore nuk regjistriuan as francezët e Paris Saint-Germain, të cilët në “Parc des Princes”, nuk mund të shkonin më shumë se barazimi 1-1, ndaj holandezëve të PSV Eindhoven, me “tulipanin” Noa Lang, i cili shënoi i pari për miqtë në minutën e 34’-t, ndërsa Hakimi vulosi “fatet” e sfidës, në minutën e 55’-të, pas një pasimi perfekt të Fabian Ruiz.