Në fund të janarit, gjykata italiane e sportit dënoi Juventusin duke i hequr 15 pikë në Serie A për mashtrim financiar gjatë transferimeve të lojtarëve. Disa ish-drejtues të Juventusit janë pezulluar, përfshirë ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, për një periudhë prej dy vitesh.
Mediat italiane raportojnë se komisioni disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) do të kërkojë që Juventusit t’i hiqen 20 pikë shtesë për shkak të mashtrimit financiar, që sigurisht do të nënkuptonte zbritje në Serinë B.
Për shkak të situatës, “zonja e vjetër” kërkon të ulë kostot në minimum dhe të kursejë 70 milionë euro. Plani është që Angel Di Maria, Alex Sandro, Adrien Rabiot, Leandro Paredes dhe Juan Cuadrado të largohen nga klubi, raporton “La Gazeta dello Sport”.