6.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Juve “do” që t’ia sjellë një shqiptar Zhegrovës, kërkon Xhakën

- Advertisement -

Juuventusi do sërish të provojë transferimin e Granit Xhakës, i cili këtë sezon po shkëlqen me Sunderlandin në Premier League.

Mesfushori zviceran, i blerë vetëm verën e kaluar për rreth 13 milionë funte, është vlerësuar si një nga goditjet më të mira të merkatos nga Macet e Zeza.

Sipas Tuttosport, drejtori i përgjithshëm Damien Comolli e sheh Xhakën si përforcimin ideal për skuadrën e Luciano Spallettit.

Kështu, Edon Zhegrova, që këtë verë erdhi te Zonja e Vjetër, do të kishte një tjetër shqiptar në krah në Juventus Stadium.

Të ngjashme

Të fundit