-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Jusuf Thaçi për Qeverinë: I kundërvihen Shqipërisë e bashkëpunim me Listën Serbe

- Advertisement -

Jusuf Thaçi, analist, ka reaguar për përgjimet ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe  Sllavko Simiq.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë referuar Qeverisë së Kosovës që po i kundërvihen Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërkaq po kanë bashkëpunim me Listën Serbe.

“Me rëndësi është t’i kundërvihemi Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërsa bashkëpunimin me Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj e kemi obligim kushtetues”.

”Rroftë Kosova kokë-lartë me Shqipërinë e bisht-ulur me Listën Serbe“, ka shkruar Thaçi.

Nacionale publikoi një bisedë të Kusari-Lilës ku me Simiq fliste për agjendën parlamentare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit