Artisti Justin Timberlake ka festuar 10-vjetorin e martesës me partneren e tij Jessica Biel.
Ai postoi në Instagram një seri fotosh të disa prej momenteve më të bukura të tyre.
“Ti më bën një burrë dhe një baba më të mirë çdo ditë! Të dua shumë o njeri i bukur”,ka shkruar ai. 40 vjeçarja, e ndau postimin e saj në rrjetet social duke shkruar, “Dhjetë vite”.
Çifti të cilët u martuan në vitin 2012, kanë patur një histori uljesh dhe ngritjesh gjatë martesës së tyre dhjetëvjeçare, përfshirë momentin kur Timberlake u fotografua duke u kapur për dore me aktoren amerikane Alisha Ëainëright në Nëntor 2019.
Pavarësisht kësaj, Biel foli për jetën e saj me këngëtarin e hitit “Mirrors” në Prill, duke thënë se ajo është “më e lumtura” që ka qenë ndonjëherë. Vlen të theksohet se nga lidhja e tyre e dashurisë çifti kanë dy fëmijë Silas, 7 vjeç dhe Phineas, 2 vjeç.