Justin dhe Hailey Bieber nuk janë në proces divorci. Këtë zbuluan burime afër tyre për People, duke iu shtuar reagimit të Hailey para pak kohësh.
“Të dy janë shumë të lumtur. Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet e divorcit që po shpërndahen. Ata po ia dalin, këto lajme janë të kota”, u shprehën burime eksluzive për People.
Ky lajm vjen pas reagimit të ashpër të vetë Hailey-t në Instagram gjatë marsit.
Pak javë më parë, modelja tha se gjithë thashethemet për martesën e saj janë të rreme, krijuar nga ata që duan të tallen me situata si kjo.