3.6 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Justin Bieber shkëput lidhjet me Kanye Westin pasi akuzoi bashkëshorten e tij për operacione plastike

- Advertisement -

Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë së tij me Kanye West pasi CEO i Yeezy sulmoi gruan e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale.

Disa burime thanë për TMZ të shtunën se këngëtari i “Peaches”, 28 vjeç dhe themeluesja e Rhode Skin, 25 vjeçare, të dy mendojnë se West, 45 vjeç, shkoi ‘shumë thellë’ dhe se ata janë ‘të lënduar’ nga komentet e tij.

Justin, në veçanti, beson se ai ka qenë gjithmonë mbështetës i reperit “Can’t Tell Me Nothing”, por ndjen nevojën për të mbrojtur bashkëshorten e tij.

Reagimi i Kanye erdhi pas kritikave që Hailey ia bëri reperit për shkak të bluzave “White Lives Matter”.

Krijuesi i hitit “Heartless” pas asaj që tha modelja e akuzoi atë për operacione plastike.

Reklama

Reperi i “Jesus Walks” ndau po ashtu një artikull të vitit 2016 që flitej për një lidhje mes Haileyt dhe Drake dhe krahas tij shkroi një mesazh për Justinin, ku tha: “Merre vajzën tënde para se të zemërohem.

Çifti – të cilët janë martuar që nga viti 2018 – mendojnë se West “kapërceu kufirin” sepse Hailey nuk e përmendi kurrë atë me emër në mbrojtje të shoqes së saj.

Ata gjithashtu pretendojnë se Hailey nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje në hundë.

Miqësia e Justin dhe West ndërkohë daton shumë vite më parë dhe të fundit paraqitje bashkë e patën në vitin 2021.

Kanye këtë kohë ka qenë një nga emrat më të zëshëm në rrjete sociale duke sulmuar edhe emra të tjerë të famshëm në tregun ndërkombëtar.

I njëjti pretendoi se Yoon Ahn ka fjetur me ASAP Rockyn, akuza këto që i hodhi poshtë menjëherë stilistja amerikane.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit