Justin Bieber ka surprizuar fansat e tij të enjten, kur më në fund publikoi albumin shumë të pritur “Swag”, pas vitesh pritjeje dhe paralajmërimesh të herëpashershme.
Albumi i shtatë në karrierën e tij erdhi papritur, pas billboard-eve misterioze të vendosura nëpër botë dhe një fushate intensive në rrjetet sociale.
Albumi përmban 21 këngë dhe vjen katër vjet pas “Justice”, i cili pati pritje të përziera, por rezultate të forta në shitje, shkruan DailyMail.
Ndër këngët më të komentuara është “Walking Away”, e cila duket se i referohet tensioneve të përfolura në martesën e tij me Hailey Bieber.
Tekstet si “Girl, we better stop before we say some s***” dhe “Baby, I ain’t walking away” i kanë bërë fansat të mendojnë se kënga është një dedikim i ndjerë për bashkëshorten.
“Swag” përfshin bashkëpunime me artistë si Gunna, Cash Cobain dhe reperja Sexyy Red, e cila sjell një varg të ashpër që u prit me emocione të përziera nga fansat.
Albumi përfshin gjithashtu dy skena me komedianin Druski, një prej tyre e titulluar “Therapy Session”, që i referohet shëndetit mendor dhe sfidave të jetës publike.
Në të njëjtën kohë me publikimin, Bieber dhe Hailey ndanë fotografi artistike të errëta me djalin e tyre 10-muajsh, Jack Blues, që duket se janë shkrepur posaçërisht për promovimin e albumit.
Billboard-e u shfaqën në qytete të mëdha si New York, Los Angeles, Atlanta dhe madje edhe në Reykjavík, Islandë.
Fansat kanë shpërthyer në komente pas publikimit të “Swag”. Shumë e cilësuan këngën “Devotion” si një nga më të mirat që ka realizuar ndonjëherë. /Telegrafi/