Justin Bieber ndau disa imazhe të reja në Instagram, ku shfaqej me veshje të thjeshta sportive: një bluzë me zinxhir dhe pantallona të gjera gri, bashkuar me një kapelë të bardhë dhe një varëse ari.
Mes fotografive të shumta në të njëjtin stil, bie në sy një moment shumë i ëmbël me djalin e tij njëvjeçar, Jack Blues.
Justin shihet duke e mbajtur djalin në krahë dhe duke e puthur, ndërsa i vogli përshtatej me babain me një kostum gri, por me detajet e këndshme të kapuçit me veshë kafshësh. Si gjithmonë, fytyra e fëmijës nuk u zbulua, sipas preferencës së çiftit, shkruan DailyMail.
Kjo postim vjen pas udhëtimit të Bieber dhe Hailey-t drejt Palm Springs me Mercedesin e tyre elektrik prej 200 mijë dollarësh afërsisht (rreth 180 mijë euro).
Justin ishte veshur me një bluzë rozë, ndërsa Hailey me një xhaketë dhe një fashë flokësh.
Edhe pse këngëtari nuk publikoi asgjë në ditëlindjen e 29-të të Hailey-t, ajo ndau një video ku shfaqeshin duke ecur dorë për dore gjatë asaj që e quajti “java ime më e mirë”.
Çifti, i martuar prej gjashtë vitesh, u njoh në vitin 2009, nisi lidhjen në 2015 dhe u ribashkuan në 2018, pak muaj pas ndarjes së Justin nga Selena Gomez.
Në frontin profesional, Hailey së fundmi shiti kompaninë e saj Rhode për 1 miliard dollarë (rreth 900 milionë euro), duke mbetur drejtore kreative.
Ndërsa Justin ka nënshkruar një marrëveshje rekord prej 10 milionë dollarësh (afërsisht rreth 9 milionë euro) për të qenë kryeakt në Coachella 2025.









