Justin Bieber po rikthehet në muzikë pas katër vjetësh.
Kështu kanë zbuluar njerëzit pranë tij të cilët kanë thënë se ai është i motivuar dhe i rimbushur për një rikthim në profesionin e tij.
Ylli kanadez, “ka nevojë për para dhe dëshiron të punojë”, thanë burimet për Puck News.
Kthimi i këngëtarit fitues të Grammy do të vijë me një formacion të ri të stafit mbështetës, pasi ai u nda me menaxherin Scooter Braun brenda dy viteve të fundit.
Braun verën e kaluar njoftoi tërheqjen e tij nga menaxhimi i muzikës, pasi në të kaluarën kishte përfaqësuar super yje duke përfshirë Bieber, Ariana Grande dhe Demi Lovato.