23.6 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Justin Bieber mund ti marrë gjysmën e pasurisë Hailey Bieber?

- Advertisement -

Ndërsa Hailey Bieber po shijon suksesin monumental të markës së saj të kozmetikës Rhode, e cila u shit për 1 miliard dollarë tek kompania E.L.F. Beauty, në sfond po ziejnë tensione që mund ta kthejnë këtë arritje në një burim pasigurie të madhe personale dhe financiare. Raportimet e fundit sugjerojnë se martesa me Justin Bieber mund të përballet me një krizë serioze, e cila nuk do të jetë vetëm emocionale, por edhe ligjore dhe ekonomike.

Sipas DailyMail, çifti nuk ka nënshkruar një marrëveshje paramartesore, që do të përcaktonte ndarjen e pasurive në rast divorci. Kjo e vë Hailey-n në një pozicion delikat, pasi sipas ligjeve amerikane, çdo pasuri e krijuar gjatë martesës konsiderohet pronë e përbashkët, përveç nëse ka një kontratë që e përjashton këtë. Me fjalë të tjera, Justin mund të kërkojë deri në gjysmën e fitimeve nga shitja e Rhode, që i takon bashkëshortes së tij.

Ekspertja e divorcit, avokatja Stephanie Blum, e përforcon këtë ide, duke shpjeguar se “pa një marrëveshje të qartë, çdo pasuri e krijuar gjatë martesës ndahet në mënyrë të barabartë”. Dhe ndërsa Hailey është në kulmin e suksesit, Justin nuk ka qenë aktiv që nga anulimi i turneut të tij në vitin 2022 për shkak të problemeve shëndetësore.

Miqtë dhe familjarët e Hailey-t shprehin shqetësim të madh për ndikimin që mund të ketë situata financiare e Justin-it në të ardhmen e saj. “Ajo është shumë e përkushtuar ndaj tij dhe gjithmonë është treguar e gatshme ta ndihmojë, por njerëzit pranë saj duan që ajo të mbrojë veten,” thuhet nga një burim i afërt.

Dinamika në marrëdhënie duket se ka ndryshuar ndjeshëm. Me pasurinë aktuale të Justin-it që vlerësohet rreth 200 milionë dollarë, kontrata miliardëshe e Hailey-t e ka vendosur atë në një tjetër nivel financiar, duke ndryshuar ekuilibrin e fuqisë mes tyre.

Nëse ndarja bëhet realitet, Rhode krenaria e karrierës së Hailey-t mund të kthehet në një pikë përplasjeje të madhe. Vetëm koha do të tregojë nëse kjo pasuri do të jetë bekimi më i madh i saj, apo një sfidë e papritur në jetën personale.

Të ngjashme

Të fundit