26.7 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Justin Bieber lajmërohet në Instagram për herë të parë që nga arrestimi i Diddyt

- Advertisement -

Justin Bieber ka postuar fotografi në Instagram për herë të parë që nga arrestimi i mentorit të tij të dikurshëm, Sean “Diddy” Combs”.

Artisti 30-vjeçar postoi fotografi me pajisje të shumta muzikore.

Këngëtari i cili në gusht mirëpriti fëmijën e tij të parë me gruan Hailey Bieber, nuk bëri asnjë përshkrim në postime pos që vendosi emojin e aparatit fotografik për të treguar kush i realizoi ato.

Në rastin në lidhje me Combs, manjati i muzikës është goditur nga një valë të re padish duke e akuzuar atë për përdhunim të grave, sulme seksuale ndaj burrave dhe ngacmim të një djali 16-vjeçar.

Të paktën gjashtë padi u ngritën kundër Combs në gjykatën federale në Manhattan, duke shtuar një listë në rritje të pretendimeve ligjore kundër tij e të cilat ai i ka mohuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit