23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Justin Bieber flet për gjendjen e tij emocionale, këshillohet nga fansat të largohen nga LA

- Advertisement -

Këngëtari kanadez, Justin Bieber thotë se ndihet i thyer dhe i lodhur.

Krijuesi i hitit “One Time”, përmes një postimi të gjatë në Instagram shkroi për gjendjen e tij aktuale emocionale.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë të shërohem. A nuk mendoni se nëse do të kisha mundur ta kisha rregulluar veten, do ta kisha bërë tashmë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Jam i lodhur”, shkroi Bieber ndër tjerash.

Tutje, 31 vjeçari shkroi se ka punuar gjithë jetën e tij për të qenë ashtu siç i kishin thënë se duhej të ishte.

Bieber e përshkroi postimin e tij me një emoji me gishtin e mesëm. Ndërkaq, ndjekësit në mbi 17 mijë komente treguan mbështetjen e tyre për këngëtarin dhe i kërkuan atij të largohej nga Los Angeles.

Të ngjashme

Të fundit