Referuar zhvillimeve të fundit ku minatorët e Trepçës kanë më shumë se dy muaj pa marrë pagat e tyre, juristi Ehat Miftaraj në një reagim ka vlerësuar se menaxhmetet në ndërmarrjet publike të emëruara nga Qeveria e Kosovës kanë vetëm një ekspertizë: Nënshtrimin dhe lojalitetin ndaj Kurtit.
“Trepça eshte shembulli me i mire se si asetet strategjike te nje shteti si Kosova mund te keq administrohen, keq shfrytezohen nga nje menaxhment i emeruar nga politika lexo LVV te cilet pervoje dhe ekspertize kryesore mund ta kene nenshtrimin dhe lojalitetin ndaj Kryeministrit Kurti dhe klienteles se tij”, ka shkruar Miftaraj.
“Trepça është shembulli se pse idea e Fondit Sovran duhet marr me rezerve. Paramendoni nese krejte asetet strategjike te Kosoves do te menaxhohen nga grup I njerezve te emeruar nga politika me mendesine e Trepçës, deshtimi I garantuar. Sidoqofte, “ekspertet e Kurtit” qe kane punuar ne kete ligj mbase mund te marrin mesime praktike se si deshtohet nje ndermarrje shteterore me interes strategjik si eshte rasti i Trepçes”, shtoi ai.