Juristi i VV-së sulmon Avokatin e Popullit pse s’e çoi dekretin e Osmanit në Gjykatë Kushtetuese

- Advertisement -

Blerim Sallahu nga partia Vetëvendosje, ka reaguar pas dekretit të Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, pasi nuk u zgjodh presidenti i ri, “cenon stabilitetin shoqëror”.

Sallahu ka thënë se Avokati i Popullit i Kosovës duhet ta dërgonte këtë çështje në Gjykata Kushtetuese.

“Avokati i Popullit sipas Kushtetutës ka të drejtë ta dërgojë dekretin kundërkushtetues në Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Ai ka pyetur pse kjo nuk është bërë ende.

“Dekreti haptazi cenon stabilitetin shoqëror, ekonomik dhe social të shtetit tonë”, ka deklaruar Sallahu.

Ai ka akuzuar Avokatin e Popullit se nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve, por të interesave politike.

Të ngjashme

Të fundit