Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar dy lojtarët e Premierligës që u pendua që nuk i transferoi.
Klopp dha dorëheqje nga Liverpooli verën e kaluar, pas nëntë vitesh të kaluara me klubin anglez.
Ai nënshkroi me Alisson, Mohamed Salah e Virgil van Dijk, derisa i promovoi nga akademia futbollistë si Trent Alexander-Arnold, Conor Bradley e Curtis Jones.
Në sezonin e tij të fundit, Liverpooli nënshkroi me katër mesfushorë: Dominik Szoboszlai, Ëataru Endo, Alexis Mc Allister dhe Ryan Gravenberch, për të “përtrirë” një mesfushë të vjetër në moshë.
Para kësaj, Klopp ishte trajner te Dortmundi, duke i ngritur nga një klub i mesit të tabelës, në një klub që synon tituj kampioni.
Ai pati nënshkruar me Lewandowskin, Rues, Hummels e Aubameyang gjatë kohës së tij në Dortmund.
Por, nga të gjithë transferet e jashtëzakonshme të nënshkruara gjatë karrierës së tij menaxheriale, ai ka pendesë për mos-transferimin e tri yjeve të Premierligës te Dortmundi, ndonëse njërin e kishte transferuar te Liverpooli.
“Është një tifoz këtu i Dortmundit. I kërkoj falje që nuk nënshkrova me Sadio Mane sa isha te Dortmundi”, tha Klopp.
“Edhe Sonin e Tottenhamit mund ta transferoja sa ishte te Hamburgu. Kur po luanim ndaj tij në Premierligë, i thoja vetes: ‘budalla, nuk nënshkrove me të te Dortmundi’”, shtoi Klopp.
“Kevin De Bruyne po ashtu ishte shumë afër të nënshkruante me Dortmundit, por ai na shkatërroi në finalen e Kupës së Gjermanisë, kështu që nuk ndodhi marrëveshja”, përfundoi trajneri gjerman.