13.3 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Junik: Shkrepi me armë zjarri në ajër, arrestohet i dyshuari

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.

Në raport thuhet se tek i dyshuari është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt

Të ngjashme

Të fundit