24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Juliana Nura për Ilir Shaqirin: “Njeri negativ që bën shaka seksiste”

- Advertisement -

Juliana Nura, e cila u eliminua nga gara e “Dancing with the stars”, vijon të jetë e zhgënjyer me vendimin e jurisë dhe nuk i ka kursyer komentet për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri.

E ftuar në “Pardon my french”, ajo u shpreh:

“Të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar.”

E ftuar në “DWTS Fan Club”, Juliana u shpreh e shokuar nga juria dhe pretendoi se Ilir Shaqiri “fliste me negativitet” për mënyrën si kërcente ajo. E pyetur në “Pardon my french” nëse ishte penduar për këto deklarata, ajo tha:

“Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ [shaka seksiste] që bën ai.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit