Home Rozë Julia Roberts zbulon arsyen e vërtetë përse nuk luan skena nudo

Julia Roberts zbulon arsyen e vërtetë përse nuk luan skena nudo

0
Julia Roberts zbulon arsyen e vërtetë përse nuk luan skena nudo

Aktorja 56-vjeçare, Julia Roberts i ka shmangur rolet me skena nudo dhe pavarësisht rolit të saj të famshëm si një prostitutë në filmin “Pretty Woman”, ajo sërish nuk u zhvesh para kamerave.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për skenaristin Richard Curtis në debutimin e saj në kopertinën britanike të “Vogue”, ajo ka zbuluar se dëshiron të mbrojë gratë e tjera që ndihen nën presion për t’u zhveshur përpara kamerave.

E pyetur nëse ka ndonjë ndjenjë përgjegjësie ndaj grave të tjera me sjelljen e saj në filmat qe ajo ka luajtur, Julia shpjegoi:

“Filmat e mi janë të përshtatshëm për t’u parë nga të gjitha moshat. E dini çfarë, jo për të kritikuar zgjedhjet e të tjerëve, por të mos i heq rrobat në një film, është një zgjedhje që mendoj se e bëj për veten time.”

Ajo vazhdoi të zbulojë se qëndrimi i saj i vendosur mund të ketë të bëjë me lidhjen e saj të befasishme me një ikonë feministe, Gloria Steinem.

Julia zbuloi se e bëri pemën e saj familjare me yllin e “Finding Your Roots”, Dr Henry Gates dhe zbuloi se sipas ADN-së, ajo ishte kushurira me Gloria Steinem.

Aktorja fituese e çmimit Oscar zbuloi më parë se nuk donte të zhvishej për hir të fëmijëve të saj.

Kur u pyet nëse do të konsideronte të bënte një skenë nudo në një film, ajo tha: ‘Ti e di që nuk është ajo që bëj unë, kështu që nëse do të më kërkosh ta bëj, duhet të jetë një skenë e lehtë. E dini, si nënë e tre fëmijëve, ndihem kështu.”

Julia u martua me kameramanin Danny Moder në 2002 dhe mirëpriti binjakët Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter në 2004. Vite më vonë ata mirëpritën djalin Henry.

Exit mobile version