20.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Jude Bellingham: E dimë se mund të luajmë mirë, këtë duam ta tregojmë nesër

- Advertisement -

Mesfushori i Real Madridit dhe Anglisë, Jude Bellingham ka folur në konferencën për media për humbjen 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit.

Ai tha se e dinë që mund të luajnë shumë mirë dhe duan ta tregojnë këtë në ndeshjen e nesërme që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

“Nuk kishte asnjë aspekt të lojës sonë në ndeshjen e parë që ishte në përputhje me standardin që presim nga vetja”.

“Ne e dimë se mund të luajmë shumë më mirë dhe kjo është ajo që duam të tregojmë nesër. Është një gjë të humbasësh, por është tjetër gjë të mos mësosh”, tha Bellingham.

Mesfushori la të nënkuptohet që Real Madridi është përherë i gatshëm që të bëj gjëra të papara në fushë, deri në kthimin e rezultatit.

Të ngjashme

Të fundit