20.5 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

“Ju veç gazetarë nuk jeni”, Gërvalla i thurë lavde Pecit

- Advertisement -

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka qenë në vëmendje këto ditë për shkak të skandaleve të publikuara që përfshijnë Ministrinë e tij. Ndërsa edhe paraqitja e tij e mbrëmshme në një debat është komentuar. Ai është kritikuar negativisht në rrjet.

Por, në mbrojtje i doli dikush.

Bashkë-partiakja e tij Donika Gërvalla, i dedikoi një postim me lavde ministrit tashmë të dorëhequr Faton Peci.

Ajo thuri disa vargje për të: Ministër i shkëlqyeshë, punëtor i madh, i ndershëm deri në palcë, i guximshëm si rrallë kush, i ditur, i edukuar, plot integritet dhe dinjitet.

Gërvalla tha se ndaj Pecit po bëhet një fushatë e orkestruar.

“Fushatat e orkestruara dhe sistematike të muajve të fundit kundër Fatonit, para dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë. Shtrembërimet, trillimet dhe gënjeshtrat e tyre të hapura janë shprehja më e qartë e dëshpërimit të atyre që tentuan me sajime e fabrikime të njollosin ministrin jo vetëm të suksesshëm të qeverisë Kurti, por edhe shumë të dashur për qytetarët. Këto fushata të rreme dhe denigruese nuk pijnë ujë në Kosovë. Qytetari e njeh mirë Fatonin, e vlerëson punën dhe ndershmërinë e tij dhe prandaj me votë e ka ngritur aty ku e meriton, në mesin e më të votuarve në Republikën e Kosovës”, shkroi ajo.

Teksa nuk harroi të sulmonte edhe gazetarët që thotë se po bëjnë sajime.

“Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi kapërcyer, por edhe për ato që na presin gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm. Por nuk ka fushatë njollosëse, nuk ka kërcënim e as sulm që na ndal. Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime, e ne po vazhdojmë me punët e shumta që kemi përpara, me nder, dinjitet e integritet.”, u shpreh ajo.

 

pixelLexo

Të ngjashme

Të fundit