Fatmir Humolli, veprimtar i çështjes kombëtare, ka thënë në “Pressing”, të T7, ka treguar një moment nga 24 marsi – data kur nisi intervenimi i NATO’s për ta ndalur luftën në Kosovë.
Ai ka thënë se pjesëtarë të UÇK-së nga gëzimi filluan të gjuanin me armë përpjetë.
Humolli tha se iu kishte thënë se “do të na duhet municioni për ta mbrojtur popullatën’.
Sipas tij, ishte nënçmuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por thotë se si proces ishte ne favor.
“Ushtarët tonë filluan me gjuajt përpjetë, ju kam thënë mos shpenzoni municion se ka me na u dshtë me e mbrojtë popullatën, ka me na u dasht municioni. E vërtetë ka intervenu, na ka poshtëru neve si UÇK, por si proces ka qenë në faborin e shqiptarëve”, ka thënë Humolli.