-1.7 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

“Ju kërkoj falje..” Huqja e Kurtit në Kuvend, ngatërron vitin pas çlirimit të Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti bëri një huqje në Kuvend. Gjatë raportimit të tij para deputetëve për punën 4 vjeçare të qeverisë, Kurti e ka cilësuar vitin 2020 si vitin e parë pas çlirimit.

Gabimin e tij e përmirësoj më vonë duke theksuar se e kishte fjalën për vitin 2000, shkruan Insajderi.

“Në Kosovë, e kemi dëshminë, me të cilën duhet të jemi ndërkombëtarësh krenarë, që edhe çlirimi, edhe pavarësia, edhe liria e demokracia ia vlejnë fort, meqenëse bruto produkti vendor i vendit tonë për këtë vit është shtatë herë më i lartë sesa në vitin 2020, që është viti i parë pas çlirimit” – tha Kurti në Kuvend.

Disa sekonda më vonë, e përmirësoi atë, duke e theksuar vitin 2000. “Ju kërkoj falje, me vitin 2000” tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit