Finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania 4 po mbahet sonte, por një prej ish-banorëve që ka tërhequr vëmendje të madhe javën e fundit, Jozi Marku, mungon plotësisht në mbrëmjen përmbyllëse.
Mesa duket, Jozi nuk ka qenë i ftuar fare nga produksioni, dhe arsyeja pritet të jetë e lidhur me sjelljen e saj të papranueshme në javën e kaluar, kur ajo sulmoi fizikisht dhe verbalish banorin finalist Besart Kelmendi (Gjesti) gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Incidenti shkaktoi reagime të forta në rrjete sociale dhe u konsiderua si një prej momenteve më të tensionuara të këtij sezoni