Gerta dhe G Bani kanë qenë dy banorët të cilët i kanë shpëtuar të parët nominimit mbrëmjen e sotme, duke lënë ‘kokë më kokë’ Valbonën dhe Jozin.
Midis dy personazheve VIP, publiku ka vendosur që banori i cili do të duhet të lërë shtëpinë është Jozi.
E përlotur Valbona ka përqafuar Jozin, ndërsa më pas banori është tërhequr për të lënë shtëpinë duke u kërkuar banorëve të mos e përciellin.
“Ishte kënaqësi, ju përshëndes të gjithëve. Kemi ndarë disa momente të bukura, por e kuptoj që nuk jam për këtë ambient. Rozi, çuna, ju dua të gjithëve. Respekt për të gjithë”– tha Jozi duke u larguar. Valbona e përlotur ka zgjedhur ta ndjek nga mbrapa, duke e përqafuar dhe në një moment, e trishtuar ka ndërmarr vendimin drastik duke thyer një nga kutitë e emergjencës.