Këngëtari i njohur Joz Marku ka vendosur t’i përgjigjet vetë thashethemeve që kanë qarkulluar kohët e fundit për karrierën e tij në Kosovë. Në një bisedë të hapur me ndjekësit në Instagram Story, ai konfirmoi me qartësi se vazhdon të këndojë në dasma dhe madje ka një event të planifikuar për javën që vjen në Kosovë.
Pas disa spekulimeve që lindën pas një incidenti të përfolur me Gjestin, disa fansa dyshonin se Joz Marku mund të kishte humbur favorin tek organizatorët e dasmave. Por këngëtari i mohoi këto thashetheme, duke treguar se angazhimet e tij vazhdojnë pa ndërprerje.
