Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka mposhtur në një meç të kategorisë së rëndë kamerunasin Francis Ngannou, duke arritur fitore që e afron te meçi për titull kampioni.
34-vjeçari fitoi me nokaut qysh në rundin e dytë në duelin e zhvilluar në orët e para të së shtunës në Arabi.
Joshua tash ka 28 fitore në karrierë dhe tri humbje.
Për ish-kampionin në arte marciale, Ngannou ishte vetëm dueli i dytë në boksin profesional. Edhe në meçin e parë, përballë kampionit Tyson Fury, 37-vjeçari kishte humbur.