31.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Joseph: Vuçiq po përpiqet të vendosë kontroll të plotë me një lustër të demokracisë

- Advertisement -

Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë për “PBS” se ndonëse Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, nisi mandantin me deklarimin se demokracia po përballet me sfidë kundër autokracisë, adminisrata e ShBA po i trajton fqinjët e shtetit serb me standard më të ashpër.

“Presidenti Biden në vazhdimësi e ka kuptuar drejtë rajonin. Ai e ka nisur presidencën me fjalët se ne jemi në një sfidë të demokracisë kundër autokracisë. Presidenti Biden e ka kuptuar drejtë këtë, por administrata e tij e ka marrë plotësisht gabim… ShBA-ja i trajton fqinjët e Serbisë sipas një standardi shumë më të ashpër dhe më të lartë”, pohoi Joseph.

Nga ana tjetër, Joseph e quajti presidentin Vuçiq një “autokrat klasik“ i cili po përpiqet të ushtrojë kontroll të plotë duke u fshehur prapa një lustre të demokracisë.

“Presidenti Vuçiç është një autokrat klasik. Ai po përpiqet të vendosë kontroll të plotë me një lustër të demokracisë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne shohim në zgjedhjet e fundit. Kjo është ajo që njihet si demokracia joliberale. Miku dhe mentori i Vuçiçit është kryeministri Orban”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit