17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Joseph u kërkon vëmendje ShBA-së dhe BE-së: Deklarimet e Daçiqit janë të politikës së kahmotshme serbe

- Advertisement -

Profesori amerikan dhe studiuesi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward Joseph, ka mbrojtur qëndrimin e autoriteteve kosovare lidhur me kërkesën e vazhdueshme që Serbia t’i nënshkruaj tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së. Për këtë deklaratë, Joseph ka argumentuar se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës ndaj Beogradit.

Postimi i plotë:

Me afrimin e Këshillit Evropian – me konkluzionet kyçe për Serbinë dhe Kosovën në ekuilibër – Ministri i Jashtëm serb Daçiç vazhdon të shtyjë kërkesën e Kosovës që Beogradi në fakt të nënshkruajë të tre propozimet e mbështetura nga BE/SHBA.

Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq se ai nuk e kishte nënshkruar propozimin franko-gjerman. Prandaj, tha Daçiq, “kjo do të thotë se ne nuk pranojmë asnjë interpretim që nënkupton njohjen e Kosovës dhe se nuk ka hyrje në Kombet e Bashkuara”.

Por bllokimi i Serbisë nuk kufizohet vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB. Daçiq: “Ajo që është e mirë për OSBE-në është se Kosova nuk mund të bëhet kurrë anëtare e asaj organizate sepse për të kërkohet konsensus dhe Serbia nuk do të pajtohet kurrë me të. Procesi i vendimmarrjes është i tillë që vendimet merren unanimisht. Kjo do të thotë se Serbia duhet të pajtohet me të dhe Serbia kurrë nuk do të pajtohet me të. Është absolutisht e pamundur.”

Kjo është në kundërshtim flagrant me nenin 4 të Marrëveshjes së shkurtit BE/SHBA për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vërejtjet e Daçiqit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës zgjedhore. Ato janë deklarata të qarta të politikës së kahmotshme serbe. Zyrtarët e ShBA/BE: kini parasysh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit