16.7 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Joseph thotë se nuk e kupton Kurtin: E pranoi draftin e Asociacionit, tani thotë dua një tjetër

- Advertisement -

Edward P. Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, ka folur në lidhje me politikën e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Asociacionin.

Në një intervistë për RTV 21, Joseph tha se nuk e kupton Kurtin, pasi një herë e prano draftin e stautit të Asociacionit, ndërsa tash kërkon një tjetër.

“Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj” – ka thënë Joseph.

“Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri Presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull” – ka thënë Joseph.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit