18.8 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Joseph: Të gjithë atyre që u angazhuan me të për çështjet e Ballkanit do t’u mungojë mendja dhe zëri i tij

- Advertisement -

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është shprehur i prekur nga vdekja e ekspertit të çështjeve në Ballkan, analistit amerikan Janusz Bugajski.

Joseph tha se mësoi për vdekjen e Bugajskit ndërsa po qëndron në Poloni. Tha se mendja e tij depërtuese dhe zëri i tij konfident do t’u mungojnë të gjithë atyre që “u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit”.

“Veçanërisht prekëse që mësoj për ndarjen nga jeta të Janusz Bugajskit ndërsa jam këtu në Poloni. Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’i mungojnë mendja e tij depërtuese dhe zëri i tij i konfident. Jam shumë i trishtuar që e dëgjoj këtë lajm. Ngushëllime Margaritës dhe familjes Bugajski”, shkroi Joseph në X.

Të ngjashme

Të fundit