10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Joseph reagon pasi Kurti iu drejtua Zelenskit me letër

- Advertisement -

Analisti amerikan, Edward Joseph, ka komentuar letrën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ia dërgoi në përvjetorin e luftës në Ukrainë.

Ai tha se kjo letër u dërgua në prag të takimeve të sotme në Bruksel, për të cilat tha se janë plot tension.

Në prag të takimit të mbushur me presione në Bruksel, kryeministri Kurti i drejtohet Presidentit Zelensky. Momentumi është gjithçka”, ka shkruar ai.

Joseph, në një opinion ditë më parë, pati thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të shkojnë në Kyiv pas takimeve në Bruksel për të diskutuar mbi njohjen e Ukrainës për Kosovën.

Ai tha se vendimi i Ukrainës do të shërbente si një katalizator për marrjen edhe të pesë njohjeve nga shtetet anëtare të BE-së që ende s’e njohin Kosovën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit