-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Joseph ofron planin pesëpikësh për Kosovën

- Advertisement -

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialist i Ballkanit, Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të mbrojë sovranitetin e vendit, duke ulur tensionet në veri.

Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë Donald Trump. Ne duhet të fokusohemi në atë që mund të bëjë Kosova, dhe ajo që mund të bëjë Kosova është të mbrojë sovranitetin e vendit duke ulur tensionet në vend, duke ndaluar këtë qëndrim konfrontues në veri”, tha Joseph në Kanal 10.

Joseph ka dhënë detaje të një plani prej pesë pikash që do të ofronte nëse do të ishte kryeministër i ri pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Ajo që do të bëja unë, nëse do të isha kryeministri i ri pas zgjedhjeve, ditën e parë do të ofroja një plan pesë pikësh për një qasje konstruktive dhe pozitive për zhvillimin e veriut. Dhe ky plan do të kishte një komponent sigurie, një komponentë arsimi, një komponent shëndetësie, të kishte të gjitha këto komponentë”, ka thënë Joseph.

Ndër pikat e para, Joseph ka thënë se do të përfshinte riaplikimin e serbëve në Policinë e Kosovës.

“Do ta kisha një plan shumë të qartë dhe për këtë ta jap një shembull konkret, shembull në siguri. Do të ftoja të gjithë serbët e Kosovës që lanë policinë, të ri-aplikojnë”, ka thënë ai.

Joseph ka folur për rëndësinë e integrimit të serbëve si qytetarë të Kosovës.

“Kjo është në interesin e shqiptarëve. Kujto çfarë thashë, sa më shumë serbët e Kosovës të integrohen si qytetarë. Kjo është kaq e rëndësishme. Sa më shumë të integrohen si qytetarë aq më pak ndikim do të ketë Serbia”, ka thënë Joseph.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit