20.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Joseph: BE-ja dhe SHBA-ja duhet të kenë një plan për ta avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO

- Advertisement -

Edward P. Joseph, profesori i Universitetit Johns Hopkins, ka theksuar asimetrinë në obligimet sipas Marrëveshjes Themelore mes Kosovës dhe Serbise, duke nënvizuar se përderisa Kosovës i kërkohet të ndërmarrë hapa proaktiv drejt themelimit të Asociacionit, përgjegjësitë e Serbisë nuk kanë një paralele përkatëse.

Konkretisht, ai vë në dukje se Serbia është vetëm e obliguar të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Detyrimet e secilës palë “nuk janë paralele”. “Është Kosova ajo që i kërkohet të bëjë hapin afirmativ për formimin e Asociacionit… Nuk ka asnjë hap paralel, për shembull, të një asociacioni brenda Serbisë për Shqipërinë”, deklaroi Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Ai më tej pohoi se ndonëse Serbia mbetet e obliguar të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e kundërta e asaj që e obligon marrëveshja mbetet prioriteti numër një i politikës së jashtme të Serbisë.

Në këtë kontekst, sipas profesorit, ShBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një plan “për ta avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO para së gjithash, pavarësisht se çfarë bën Serbia”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit