Real Madridi ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Espanyolit Joselu.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka thënë se huazimi do të jetë valid deri në qershor të vitit 2024.
Reali do t’i paguajë 500 mijë euro për huazimin e Joselut Espanyolit.
Në marrëveshjen e arritur, madrilienët e kanë opsion për ta blerë për 1.5 milion euro, por që nuk është i detyrueshëm.
Gjithashtu Joselu do ta ulë pagën e tij për t’iu bashkuar Real Madridit.
Spanjolli gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.