10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Jose Mourinho shpjegon arsyen se pse i janë thinjur flokët: E tëra shkaku i Lassanas dhe agjentit të tij

- Advertisement -

Jose Mourinho ka zbuluar me humor shkakun e thinjave të tij, duke treguar një histori të veçantë nga koha kur trajnonte Lassana Diarran te Real Madridi dhe Chelsea.

Tekniku portugez ka treguar për “problemet” që ka pasur nga agjenti i Diarras, gjatë kohës kur ishte te “Los Blancos” dhe “Blutë”.

“Kam trajnuar Lassana Diarran te Real Madrid dhe te Chelsea. E gjithë kjo flokë e bardhë në kokën time është për shkak të Lassanas dhe agjentit të tij”.

 Lassana Diarra

“Nëse ai luan 90 minuta dhe paraqitet mirë, agjenti i tij vjen ditën tjetër duke kërkuar kontratë të re dhe pagë më të lartë”.

“Nëse ai është në stol dhe nuk luan, agjenti i tij vjen të hënën në mëngjes duke kërkuar takim sepse Lassana dëshiron të largohet”, tregoi ai me shaka.

Diarra ka zhvilluar 96 paraqitje nën urdhrat e Jose Mourinhos gjatë periudhës te Chelsea, e pastaj te Real Madridi, ndërsa ka të regjistruar pesë asistime.

Të ngjashme

Të fundit