17.2 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Jose Mourinho reagon pasi Spanja e fitoi “Euro 2024”

- Advertisement -

Trajneri Jose Mourinho ka uruar Spanjën pas triumfit ndaj Anglisë, ndërsa ka lavdëruar Luis de la Fuente për punën e mrekullueshme që ka bërë këtë muaj.

Spanja ishte më dominuese në çdo aspekt ndaj Anglisë, për të fituar më pas me rezultat 2:1 falë një goli të vonshëm të Mikel Oyarzabalit.

Pas finales, Mourinho e shfrytëzoi rrjetin social “Instagram” për të uruar Nachon dhe Alvaro Moratan, lojtarë të cilët debutuan te Real Madridi nën urdhrat e teknikut portugez.

“Special One” bëri shaka që s’e njohu mirë talentin Dani Carvajal, i cili u lirua nga Reali për një kohë, e pastaj u kthye në “Santiago Bernabeu”, ku tani është edhe kapiten.

Fitues i Ligës së Kampionëve Nacho Fernandez dhe kapiten i Evropianit Alvaro Morata”.

Shumë urime për këta dhe trajnerit që iu dha debutimin kur ishin thjesht fëmijë në akademi”.

I njëjti trajner që nuk e kuptoj se Dani Carvajal ishte një tjetër yll”.

Shumë urime për zotëri De La Fuente për punën e mrekullueshme. Ekipi më i mirë fitoi”, shkroi ai ndër të tjera.

Spanja tani është bërë kombëtarja e vetme që ka fituar katër herë titullin e kampionit të Evropës, duke tejkaluar Gjermaninë që ka tre sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit