9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Jose Mourinho ia bën sefte me fitore, Fenerbahce triumfon ndaj Luganos

- Advertisement -

Fenerbahce e ka nisur me fitore nën urdhrat e Jose Mourinhos, duke shënuar triumf bindës te Lugano.

Skuadra turke ishte fantastike dhe dominuese nga fillimi, për të fituar me rezultat 3:4 në fund, duke iu afruar kualifikimit në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Lugano e nisi shumë më mirë, duke e shtangur Fenerin pas katër minutave lojë me anë të El Wafi që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Grgic (4’).

Sidoqoftë, Fenerbahce u këndell në fund përmes sulmuesit Edin Dzeko, që realizoi nga pika e bardhë. Në fakt portieri që po lidhet me ardhjen te Kosova Amir Saipi e lexoi për mrekulli, por nuk arriti ta devijonte.

Dzeko ishte në natën më të mirë duke e përmbysur epërsinë pas një asistimi të Dusan Tadic (46’).

Lugano arriti ta barazonte përmes “zviceranit” Uran Bislimi që shënoi një gol mahnitës (64’), por tre minuta më vonë boshnjaku Dzeko e kompletoi het-trikun për ta kthyer epërsinë (67’).

Fitoren në fund e vulosi Ferdi Kadioglu me një goditje precize për ta ndihmuar Fenerin t’i afrohet kualifikimit, aty ku do t’i pres Lille.

E tëra që bëri Lugano ishte goli i tretë dhe i fundit, por që iu jep shpresë për të mbetur në garë përmes Venezuelas (90+4′). Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën tjetër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit