22.3 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Jorrell Hato po i bashkohet Chelseat

- Advertisement -

Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të talentuar holandez, Jorrel Hato, nga Ajax te Chelsea.

Sipas raportimit të Romanos, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një shumë që kalon 40 milionë euro.

Hato, i cili deri më tani ka luajtur 111 ndeshje me Ajax dhe ka qenë kapiten i ekipit, do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me “Blutë” e Londrës.

Talenti 19-vjeçar, i cili luan zakonisht si mbrojtës i majtë ose qendror, kishte rinovuar kontratën me Ajax në mars 2024 për pesë vite, por tani ka vendosur të bashkohet me Chelsea, klubi ku ai dëshironte të luante këtë verë.

Testet mjekësore dhe udhëtimi për në Londër priten të organizohen së shpejti.

Ky transferim vjen në kuadër të strategjisë së re të Chelsea për të rinovuar skuadrën, pas blerjeve të tjera si Liam Delap dhe Joao Pedro gjatë kësaj merkatoje vere.

Të ngjashme

Të fundit