18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Jori merr dhuratën e veçantë nga mikesha e saj, Beniada

- Advertisement -

Jori dhe Beniada janë bërë të njohura për publikun shqiptar, falë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother Vip”, edhe pse në edicione të ndryshme, duke krijuar një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku shqiptar.

Postimet me njëra- tjetrën në rrjete sociale nuk mungojnë ku dhe na tregojnë raportin e mirë që kanë.

Së fundmi, Jori ka ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, dhuratën e veçantë që ka marrë nga mikesha e saj, Beniada.

Modelja brune ka zbuluar se ka marrë si dhuratë një kasë telefoni, në të cilën është vendosur një fotografi e Jorit teksa puthet me të dashurin e saj, Fred De Palme.

“Kasa e telefonit është dhuratë nga Beni”, ka shkruar Jori bashkangjitur postimit të saj në Instastory.

Momentalisht Jori është duke shijuar marrëdhënien e saj të dashurisë me Fred De Palme dhe madje aludohet se dyshja mund të jetë fejuar.

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit