Takimi i Jori Dellit dhe Olta Gixharit ka bërë xhiron e rrjetit këto ditë. Dy vajzat janë takuar me njëra-tjetrën, si dhe kanë përfituar nga rasti për të postuar në Tik-Tok një vido e cila u bë virale.
Por si dhe pse ndodhi takimi mes vajzave?
E ftuar ditën e sotme në “Fun Club” Jori tregoi se Olta ka shtëpinë e vjehrrës së saj, në të njëjtën lagje me shtëpinë e saj. Aktorja kishte shkuar të takonte vjehrrën dhe duke qenë se ndodhej afër, kishte njoftuar Jorin. Të dyja vajzat më pas kishin shkuar në shtëpinë e modeles
Përsa i përket videos virale, Jori u shpreh se ka qenë një ide e frymëzuar nga “Zarfi i Zi” në shtëpinë e BBV dhe e gjitha në kontekstin e shakasë.
https://www.instagram.com/reel/CrjVCE6LKj0/?igshid=YmMyMTA2M2Y=