Mesfushori Jorginho thuhet se ka arritur marrëveshje për t’u larguar nga Arsenali në fundin e sezonit.
Italiani ka zhvilluar 72 paraqitje në fanellën e “Topçinjve” që kur kompletoi kalimin për 12 milionë funte nga rivali Chelsea më 2023.
Këtë sezon megjithatë Jorginho nuk ka qenë në planet e Mikel Artetas për formacionin bazë, me teknikun spanjoll që preferon Declan Rice, Thomas Partey e Mikel Merino.
Kontrata e tij me Arsenalin do të skadojë në fundin e sezonit, kurse londinezët janë fokusuar për të gjetur një mesfushor të ri në vend se t’i ofrojnë kontratë të re italianit, ku Martin Zubimendi shihet si prioriteti kryesor.
Edhe pse do ta lejojnë të largohet, Arsenali e ka bllokuar kalimin e Jorginhos te Flamengo në afatin kalimtar dimëror.
Sipas medieve në Itali, Jorginho tashmë ka nënshkruar parakontratë me Flamengon ndërsa do të mbrojë ngjyrat e skuadrës braziliane që nga sezoni tjetër.
Më herët këtë muaj, i pyetur për të ardhmen, Jorginho deklaroi: “Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Gjërat ndodhin shpejtë në futboll, prandaj fokusohem vetëm te ndeshja e radhës”.
“Secila afat dimëror është gjithnjë e çmendur, me shumë informata, shumë bisedime e shumë gjëra”.