14.6 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Jorginho “fitues“ me votat e Ronaldos, Messit, Lewandowskit dhe Salahut

- Advertisement -

Detajet e votimit për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s janë zbuluar dhe siç është pothuajse e zakonshme, ka disa vota shumë interesante.

Kapitenëve të ekipeve kombëtare, trajnerëve dhe anëtarëve të medias nga çdo vend në FIFA iu kërkua të zgjidhnin tre lojtarët e tyre më të mirë për vitin 2021.

Votat e kapitenëve dhe trajnerëve përbënin 25 përqind të votave përfundimtare.

Polaku votoi për Messin, por më pas zgjodhi Jorginhon e Chelseat në vendin e dytë dhe Cristiano Ronaldon në të tretin.

Votat e Messit shkuan për bashkëlojtarët te Paris Saint-Germain, Neymar, pastaj Kylian Mbappe, me Karim Benzema që fitoi votën e tij të tretë.

Ronaldo votoi për Lewandowskin, pastaj për Kanten dhe Jorginhon.

Ndërsa votat e Salah shkuan për Jorginhon, Messin dhe Lewandowskin.

Nëse do të vlenin votat e këtyre katër lojtarëve del që “fitues” është Jorginho, me tri vota

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit